Ancelotti thotë se do ta apelojnë kartonin e kuq të Vinicius

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 14:49
Ancelotti thotë se do ta apelojnë kartonin e kuq të Vinicius

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se do të apelojnë kartonin e kuq të Vinicius Junior, pasi ai u përjashtua kundër Valencias për herë të dytë në tre vjet, dhe ishte vetëm kartoni i tretë i kuq në karrierën e tij.

Braziliani goditi me dy duart në kokë portierin Stole Dimitrievskit dhe u përjashtuar pas një rishikimi të VAR-it.

Fitorja e mbrëmshme e Real Madridit erdhi pas një trileri të vërtetë duke u rikthyer nga disavantazhi dhe me një futbollistë më pak për të fituar 1-2.

Megjithatë, vëmendjen e rrëmbeu pikërisht përjashtimi i yllit të Los Blancos, Vinicius Jr, i cili reagoi me agresivitet ndaj portierit të vendasve.

(Kosova Sot Online)