Armando Broja, lëndohet sërish

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 17:13
Armando Broja, lëndohet sërish

Armando Brojës po i shkon karriera si mos më keq shkaku i lëndimeve.

Pasi u rikuperua dhe arriti të rikthejë sado pak formën e mirë në disa ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar u godit sërish nga lëndimi.

Broja ndjeu shqetësime dhe u detyrua të largohej nga loja në minutën e 32-të të ndeshjes mes Bournemouth dhe Everton.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të yllit shqiptar që assesi nuk po mundet ta marrë veten nga lëndimet e njëpasnjëshme.

(Kosova Sot Online)