
Neymari s’e mohon ribashkimin me Messin e Suarezin

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë për tu transferuar në kampionatin amerikan.
Ai tha se do të ishte interesante të ribashkohet me ish dy shokët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët janë pjesë e skuadrës së Ibter Miamit.
“Natyrisht, të luash sërish me Messin dhe Suarez do të ishte e pabesueshme”, tha ai për CNN Sport pasi fitoi çmimin e karrierës së lojtarit në ”Globe Soccer Aëards” në Dubai.
“Ata janë miqtë e mi. Ne ende flasim me njëri-tjetrin. Do të ishte interesante të ringjallet kjo treshe. Jam i lumtur në Al Hilal, jam i lumtur në Arabinë Saudite, por kush e di. Futbolli është plot surpriza.”, deklaroi Neymar.
Braziliani aktualisht është pjesë e skuadrës arabe, Al Hilal, me kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2025
(Kosova Sot Online)