
Arsenali e pëson nga Newcastle

“Emirates Stadium” sonte ishte arena ku Arsenali dhe Newcastle sfiduan njëri-tjetrin, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Carabao Cup.
Fitues nga kjo përballje doli Newcastle, i cili arriti të triumfojë më shifrat 2-0.
Alexander Isak ishte ai që e hapi serinë e golave në pjesën e parë, rezultat ky që mbylli 45-minutëshin e parë.
Vetëm gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Arsenali e pësoi edhe një herë.
Kësaj here ishte Anthony Gordon që gjeti rrugën e golit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “St. James’ Park” me datën 5 shkurt.
Çifti tjetër i gjysmëfinales është Manchester United – Tottenham.
(Kosova Sot Online)