Gjokoviç thotë se u helmua me qëllim
Gjokovic ka bërë akuza të forta kundër Australisë kur tha sot se ai ishte helmuar me ushqim gjatë kohës sa qëndroi i izoluar në vitin 2022, kur atij ju ndalua të marrë pjesë në këtë turne për shkak se nuk ishte vaksionuar me vaksinën anti-covid.
Australian Open është ngjarja tradicionale që hap sezonin e tenisit çdo vit dhe mbahet në Melburn, Viktoria çdo janar. Gjokovic do të kërkojë të shtojë në koleksionin e tij rekord 24 fitore të Grand Slam dhe ka tërhequr më shumë vëmendje mediatike se zakonisht pas emërimit të mikut të tij të ngushtë dhe ish-rivalit të tij në fushën e tenisit, Andy Murray, si trajneri i tij.
Por serbi ka shkaktuar lajme në një mënyrë të ndryshme të premten, pasi akuzoi se ishte ‘helmuar’. Akuzat e tij lidhen me periudhën kur ai u ndalua në një aeroport australian pas mbërritjes për të luajtur në Australian Open në vitin 2022.
Gjokovic nuk kishte marrë vaksinën kundër COVID-19 kur mbërriti në vend dhe më vonë u deportua pas nëntë ditësh, pas vendimit të qeverisë australiane për të anuluar vizën e tij për arsye shëndetësore publike.
Ish-numri një i botës mendoi se kishte marrë trajtime të duhura mjekësore para udhëtimit, por më pas u pyet nga zyrtarët e aeroportit dhe u dërgua në një hotel për mbajtje në paraburgim dhe izolim.
Pavarësisht se një gjykatë e anuloi vendimin për t’ia anuluar vizën, ministri i atëhershëm i imigracionit vendosi të përdorë ‘fuqi speciale’ për ta anuluar atë sërish, duke thënë se ishte ‘në interes të publikut’.
Në një intervistë për GQ, të cilën e publikoi në Australi në orët e para të mëngjesit të premten, Djokovic me sensacion tha se ai arriti në përfundimin se ishte ‘helmuar’ nga ushqimi që i ishte shërbyer në qendrën e paraburgimit në vitin 2022.
“Kisha disa probleme shëndetësore. Dhe kuptova që në atë hotel në Melburn, më ushqyen me disa ushqime që më helmuan”, tha ai.
“Në fakt, zbulova diçka kur u ktheva në Serbi. Nuk i kam thënë askujt publikisht, por zbulova se kisha një nivel shumë të lartë të metalëve të rënda. Metale të rënda. Kisha plumb, një nivel shumë të lartë të plumbit dhe merkurit.”
“Ky është mënyra e vetme [për t’u shpjeguar nga ushqimi].”
“[Ndihesha] shumë i sëmurë [kur ktheva në Evropë]. Ishte si gripi, thjesht një grip i thjeshtë. Por kur kaluan disa ditë, një grip i thjeshtë më goditi kaq shumë.”
Djokovic refuzoi të përgjigjej në pyetje më shumë rreth kësaj çështjeje në konferencën e tij të shtypit për Australian Open, ndërsa një përfaqësues i Departamentit të Çështjeve të Brendshme të Australisë – që tani funksionon nën një qeverisje të re pas një zgjedhje federale në 2022 – i tha GQ: “Për arsye privatësie, Departamenti nuk mund të komentojë raste individuale.”
(Kosova Sot Online)