
Rashford më afër Milanit sesa Barcelonës

Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester United është gati të ndahet me Marcus Rashford përmes një huazimi të thjeshtë pa opsion blerjeje, ndërsa Milani kryeson Barcelonën në garën për sulmuesin anglez.
Raportet thonë se Rashford është më afër një kalimi te Milani pas bisedimeve të fundit midis agjentit të tij dhe klubeve europiane. Gazeta italiane thekson se ky huazim, në letër, do t’ua lehtësonte negociatat kuqezinjve, pasi ata do të duhet të negociojnë vetëm për pagën e lojtarit deri në fund të sezonit.
Man Utd gati për huazim pa opsion blerjeje
Milani, megjithatë, do të ketë nevojë që Manchester United të mbulojë një pjesë të pagës së Rashford deri në qershor. Paga gjashtëmujore e sulmuesit të Anglisë është rreth gjashtë milionë euro, dhe sipas Gazzetta, Milani është i gatshëm të mbulojë të paktën gjysmën e saj.
Të dyja, si Milani, ashtu edhe Barcelona, kanë mbajtur bisedime me agjentin dhe vëllain e Rashford, por problemet financiare të katalanasve e vendosin Milanin përpara në garë. Rashford duket se e favorizon një ,ëvizje drejt San Siros.
Mbështetje nga Ibrahimovic dhe Tomori
Sipas raportimeve, Zlatan Ibrahimovic dhe Sergio Conceiçao tashmë i kanë shpjeguar Rashford-it dhe stafit të tij projektin e Milanit. Në të njëjtën kohë, Fikayo Tomori, një tjetër anglez në ekip, ka folur me entuziazëm për klubin dhe qytetin, duke inkurajuar bashkatdhetarin e tij që të kalojë në Itali në vend që të shkojë në Spanjë.
(Kosova Sot Online)