
PSG e nis me fitore pjesën e dytë të sezonit në Ligue 1

Paris Saint Germain ka fituar me rezultat 2-1 kundër AS Saint Etienne në Parkun e Princave për të kryesuar me gjashtë pikë më shumë tabelën e Ligue 1. Dembele (13’, 23’) shënoi dy golësh për PSG kurse Davitashvili (64’) shënoi golin e vetëm për PSG
PSG ka arritur një fitore në ndeshjen e parë në Ligue 1 në Parkun e Princave, duke vazhduar që të kryesojë tashmë në tabelë më gjashtë pikë më shumë së Marseille që është në vendin e dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes filloi më mirë për Paris Saint-Germain të cilët ishin vazhdimisht në kërkim të golit të parë dhe atë e arritën në minutën e 14-të.
Ousmane Dembélé bën një goditje të shkëlqyer duke dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës dhe duke shënuar në stilin e tij të zakonshëm.
Dy minuta më vonë edhe Kang-In Lee i PSG ishte afër për të shënuar kur pasi çau mbrojtjen goditi topin mirë por për portierin Gautier Larsonneur ishte e lehtë për t’u pritur.
Në minutën e 21-të, futbollistët e PSG-së kërkojnë penallti pasi që mendojnë se Leo Petrot (St Etienne) preku topin me dorë. Gjyqtari Mathieu Vernice shikon varin dhe jep penallti për PSG-në, të cilën në gol e shndërron Ousmane Dembélé në minutën e 23-të.
PSG u mendua që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 39-të kur shënoi Bradley Barcola por që ky gol u anulua nga VAR pasi që ishte shkaktuar një faull gjatë ndërtimin e aksionit të PSG-së.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë AS Saint Etienne luajti më mirë dhe shënoi gol në minutën e 64-të. Zuriko Davitashvili ekzekuton një goditje dënimi të mahnitshme duke shënuar një gol të bukur dhe duke luajtur me nerva të kampionit aktual.
Kjo fitore e ngrit PSG-në në kuotën e 43 pikëve, gjashtë pikë më shumë së Marseille që është në vendin e dytë të Ligue 1 në Francë.
As Saint Etienne mbetet në pozitat e fundit të tabelës, konkretisht në vendin e 16-të me vetëm 16 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Paris Saint Germain do ta luanë kundër Lens si mysafirë kurse AS Saint Etienne ka punë me Nantes në shtëpinë e tyre.
(Kosova Sot Online)