Man Utd fiton me përmbysje ndaj Southampton

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 07:35
Man Utd fiton me përmbysje ndaj Southampton

Manchester United ka shënuar fitore spektakolare me rikthim rezultati ndaj Southampton në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Southampton, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit anglez.

Ugarte me autogol i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 43-të të takimit.

Por, fundi ishte spektakolar për Unitedin, e edhe më spektakolar ishte Amad Diallo i cili shënoi hat-trik.

Fillimisht, ai barazoi rezultatin në minutën e 82-të, para se të kalonte në epërsi në minutën e 90-të.

Katër minuta më pas, Amad Diallo shënoi për 3:1.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 12-të të ndeshjes.

Në anën tjetë, Southampton mbetet i fundit me gjashtë pikë dhe me pak gjasa për mbijetesë.

(Kosova Sot Online)