
Man City e zyrtarizon edhe përforcimin e dytë

Manchester City po tregohet mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit.
“Citizens” e kanë zyrtarizuar sot përforcimin e dytë të këtij muaji.
Bëhet fjalë për futbollistin Vitor Reis, të cilin e transferuan nga klubi brazilian, Palmeiras.
“Manchester City njofton se e ka angazhuar futbollistin Vitor Reis nga Palmeiras. Mbrojtësi qendror brazilian, 19 vjeç dhe përfaqësues i Kombëtares së të rinjve, transferohet në ‘Etihad Stadium’ me një kontratë prej katër vjetësh e gjysmë, e cila do ta mbajë në City deri në verën e vitit 2029”, njofton fillimisht kampioni aktual anglez.
(Kosova Sot Online)