Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina me 600 euro

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 13:21
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina me 600 euro

Gjyqtari i futbollit, Genc Nuza thotë se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar kanosjen ndaj tij nga ana e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 600 euro.

Njëri prej referëve më të mirë të viteve të fundit në futbollin kosovar, i cili e mban edhe stemën e FIFA-s, e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e konfirmuar vendimin e Gjykatës, pasi në Prokurorinë Speciale në Prishtinë e kishte denoncuar trajnerin llapjan pas ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, e cila ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,

(Kosova Sot Online)