City sot do ta prezantojë përforcimin e tretë të janarit

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 15:25
City sot do ta prezantojë përforcimin e tretë të janarit

Omar Marmoush është duke i kryer vizitat mjekësore me Manchester Cityn dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën deri në vitin 2030.

Marmoush, i cili mund të luajë në të gjitha pozitat në repartin ofanziv, deri tash i ka shënuar 15 gola në Bundesligë, një më pak në krahasim me sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane, i cili aktualisht prin në renditje me 16 gola.

Përfaqësuesi egjiptian kishte arritur marrëveshje për transferim në City në javën e kaluar, ndërsa ishte në prije të shtrirjes së duarve mes klubeve, shkruan “Gazeta Express”.

Bisedimet mes tyre u intensifikuan në ditët e fundit dhe si rezultat, Eintracht Frankfurti pritet t’i fitojë 75-80 milionë euro nga shitja e kartonit të futbollistit.

Pasi i shënoi 37 gola dhe i bëri 19 asistime në 65 ndeshje me Eintrachtin, Marmoush përshëndetet me klubin gjerman dhe do ta nisë një eksperiencë të re në Premierligë.

Lojtari mund të debutojë me “Citizens” me gjasë qysh të shtunën që vjen kundër Chelseat.

“Mënyra se si lojtarët dhe i gjithë stadiumi po e uronin dhe përshëndesnin Omarin ishte e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë shumë për këtë klub. Të gjithë ia duan të mirën. Do të më mungojë si lojtar, por më shumë si person. Më bën krenar, por jam edhe i trishtuar e i mërzitur”, deklaroi trajneri i Eintracht Frankfurtit, Dino Toppmoller për “DAZN” pas fitores ndaj Borussia Dortmundit. 

(Kosova Sot Online)