Shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli – Shqipëri

  • A.P /
  • 22 January 2025 - 11:22
Shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli – Shqipëri

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit. 

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

(Kosova Sot Online)