Flick e ka krejt fokusin tek triumfi në La Liga

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 14:17
Flick e ka krejt fokusin tek triumfi në La Liga

Barcelona do të luajë nesër mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës, ndërsa kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për gjigantin katalunas.

Mirëpo, në mendjen e trajnerit Hansi Flick nuk është që ta fitojë gjithsesi trofeun e Championsit.

Në fakt, gjermani më shumë është i fokusuar tek La Liga, të cilën synon ta fitojë në këtë edicion, ndonëse ka mbetur paksa prapa në garën për titull.

“Për mua kampionati është gjëja më e rëndësishme që mund ta fitojmë. Gjatë tërë sezonit është diçka për të cilin mendojmë, më pas i shohim të tjerat si Superkupa e Spanjës, Copa del Rey, Liga e Kampionëve, e cila është gara më e vështirë për ta fituar pasi ka shumë skuadra të forta”, deklaroi fillimisht Flick në konferencë për shtyp.

Tutje, ish-trajneri i Bayern Munichut foli edhe për sfidën me ekipin bergamask, të cilën e konsideron si mjaft të rëndësishme dhe për t’u fituar, në mënyrë që të shpresojë në një rrugëtim më të sigurt në Champions.

“Do të jetë një ndeshje zbavitëse sigurisht. E kam respektin maksimal për Gasperinin dhe për punën e tij të jashtëzakonshme. I vendos idetë e tij në skuadër dhe grupi e ka besimin total në trajnerin e tij. Ajo që kanë bërë bashkë në sezonet e fundit është e pabesueshme. E kanë një stil unik në Evropë, luajnë bukur dhe shënojnë shumë gola. Duhet të kemi kujdes”, shtoi Flick.

“Ne nesër duhet të fitojmë gjithsesi sepse duam ta mbyllim fazën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi trajneri i Barçës. 

(Kosova Sot Online)