![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Milani mund të humbasë dhe të fitojë ndaj kujtdo
![Milani mund të humbasë dhe të fitojë ndaj kujtdo](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/27/auto_MilanLazio-SerieA-28-780x4391709034126.jpg)
Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, në një intervistë për Sky Sport, foli për momentin që po kalon Milani pas fitores në minutat e fundit kundër Parmës dhe në prag të derbit të rëndësishëm kundër Interit, i cili do të luhet më 2 shkurt:
Çfarë i mungon Milanit në nivel vazhdimësie?
Kjo është një skuadër e përbërë nga individualitete që nuk kanë vazhdimësi, që nuk kanë tensionin e duhur për të pasur rezultate të qëndrueshme. Këto individualitete nuk kanë pasur kurrë vazhdimësi – mendoj për Maignan, Theo-n, Leao-n dhe shumë të tjerë... Është shumë e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë, të ndryshosh mentalitetin dhe qëndrimin, sidomos kur bëhet fjalë për kaq shumë lojtarë. Kjo është një skuadër që mund të mposhtë këdo, por gjithashtu mund të humbasë ndaj kujtdo.
Interi, ndërkohë, duket një skuadër më ndryshe për sa i përket konkretësisë dhe vazhdimësisë…
Interi është një skuadër që, edhe kur nuk luan mirë, është mjaftueshëm solide për të vazhduar rrugën e saj, madje edhe në Europë. Sipas meje, pavarësisht vështirësive, mund të shkojë deri në fund si në një garë ashtu edhe në tjetrën.
Polemikat për lojtarët që shkuan në koncertin e Lazza-s një natë para ndeshjes?
Varet nga ambienti... Adoleshentët janë ndryshe, djemtë janë ndryshe. Ne bënim grumbullime, tani nuk bëhen më. Për të arritur qetësinë, ata mund të kenë menduar të relaksohen në koncert. Për mua nuk është një gjë aq serioze, edhe pse unë preferoja të isha më i disiplinuar.
(Kosova Sot Online)