Akil Gjakova siguron gjysmëfinalen e Grand Slamit në Paris

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 13:45
Akil Gjakova siguron gjysmëfinalen e Grand Slamit në Paris

Një luftë e mençur e Akil Gjakovës në duelin çerekfinal ndaj azerit Rashid Mammadaliyev ka bërë që ai të sigurojë gjysmëfinalen e Grand Slamit Paris 2025.

Nën direktivat e mjeshtrit Driton Kuka, Akili ka arritur që pas tërheqjes së pikës, me luftë ta nxjerrë edhe gjysmë pike për të siguruar kalimin tutje në duelin tepër të barabartë.

Fundin e ndeshjes Akili e priti me “ulje” derisa mbrojtja në 25 sekondat e fundit ia siguroi kalimin në gjysmëfinale të garës.

Akili në rrugëtimin e tij drejt gjysmëfinales kaloi në rrethin e parë francezin Peter Jean, pastaj japonezin Shusuke Uchimura dhe pak më parë azerin Rashid Mammadaliyev.

(Kosova Sot Online)