Akil Gjakova në finale të Grand Slamit në Paris

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 15:13
Akil Gjakova në finale të Grand Slamit në Paris

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris.

Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi.

Xhudisti kosovar daj tij fitoi me uazari.

Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze.

Xhudisti nga Peja arriti që në çerekfinale të fitojë ndaj Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit.

Në luftën e dytë, ai fitoi me hedhje mjeshtërore e mposhti  japonezin Shusuke Uchimura. 

Duelin e parë, Akili realizoi super-hedhje në luftë me Jean Peter të Francës.

(Kosova Sot Online)