![Kumbulla flet për fitoren e madhe](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/17/200x200_kumbulla-780x4391723895168.jpg)
Trepça – Bashkimi, superfinalja e Kupës së Kosovës
![Trepça – Bashkimi, superfinalja e Kupës së Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/08/auto_trepca-yllio-1-780x439_11715160865.jpg)
Finalja e Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit.
Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit synojnë të fitojnë Kupën për herë të katërt radhazi, derisa prizrenasit për herë të parë pas vitit 2001.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që kjo finale të jetë spektakël i basketbollit.
FBK po ashtu është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, dy klubet Trepçën dhe Bashkimin, si dhe të gjitha Grupet e Interesit që organizimi të jetë sa më i mirë i mundshëm.
FBK po ashtu bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
(Kosova Sot Online)