Menaxheri i Davies: Reali opsion serioz, por e zgjodhëm stabilitetin

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 13:06
Menaxheri i Davies: Reali opsion serioz, por e zgjodhëm stabilitetin

Në skadim të kontratës në muajin qershor, Alphonso Davies më në fund e vazhdoi kontratën me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2030.

Një zgjedhje që menaxheri i mbrojtësit të majtë kanadez, Nedal Househ, e shpjegoi kështu, duke e motivuar edhe zgjedhjen që të mos e vesh fanellën e Real Madridit, në mënyrë të befasishme.

“Real Madridi ishte pa dyshim një opsion serioz dhe kishim bisedime me ta, njëjtë si me klube të tjera. Por në fund duhej të merrej një vendim: të qëndrojë në Bayern Munich. Është gjithmonë nder për çdo lojtar që të marrë ofertë nga një klub si ky (Reali). Por në fund, na duhej ta merrnim një vendim”, deklaroi menaxheri i futbollistit në një intervistë për “Winwin”.

“Të qëndrosh gjatë në një klub të madh nuk është një gjë negative. Ndonjëherë, klubet që e ndërrojnë shpesh ekipin mund ta dëmtojnë karrierën e një lojtari. Për shumë yje që i kanë ndërruar ekipet, gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve. Kështu që, ndonjëherë stabiliteti mund të jetë zgjedhja më e mirë”, vazhdoi përfaqësuesi i përfaqësuesit kanadez.

24 vjeçari i ka zhvilluar 25 ndeshje dhe e ka realizuar një gol në të gjitha garat në këtë sezon me gjigantin bavarez.

Nga ana tjetër, “Los Blancos” tash duhet ta shikojnë një opsion tjetër pasi Davies ishte objektivi absolutisht kryesor për ta për verën që vjen. 

(Kosova Sot Online)