Milani kalon në tjetër nivel

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 09:54
Milani kalon në tjetër nivel

AC Milan është bërë skuadra e parë në mesin e klubeve elitare evropiane që e prezanton një politikë inovative të lehonisë për futbollistet dhe stafin, duke iu ofruar mbrojtje gjatë shtatzënisë:

– Lojtaret do ta përfitojnë një vazhdim automatik njëvjeçar të kontratës me të njëjtat kushte, nëse kontrata e tyre valide do të skadojë gjatë sezonit që ato mbesin shtatzënë.

– Klubi do t’ua ofrojë një përkujdes për fëmijët gjatë aktiviteteve sportive dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimeve, përfshirë këtu fluturimet dhe akomodimet për fëmijën e lojtares dhe për një shoqërues.

Me siguri, klubet tjera evropiane do ta ndjekin rrugën e gjigantit italian rreth privilegjeve dhe të përkrahjes së futbollisteve të klubit dhe të grave tjera që punojnë në klub.

(Kosova Sot Online)