Barça përfiton nga gabimet e madrilenëve

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 12:07
Barça përfiton nga gabimet e madrilenëve

Në La Liga “gjallë” është edhe Barcelona.

Atëherë kur kishin nevojë më së shumti, katalunasit e lansuan përsëri kandidaturën për titull të kampionit.

Ata e mposhtën Sevillën me rezultat 4:1 mbrëmë, duke iu afruar kreut të tabelës, respektivisht Real Madridit, në vetëm dy pikë, ndërsa pozitës së dytë, ekipit tjetër madrilen Atletico, iu afruan në një pikë,

Skuadra e Hansi Flick ndërkohë përfitoi nga gabimet e “Los Blancos”, të cilët humbën nga Espanyoli 0:1 dhe më pas barazuan në derbin madrilen pikërisht kundër Atleticos Madridit të Diego Simeones.

Sonte do të mbyllet xhiroja e 23-të me ndeshjen mes Mallorcës së Vedat Muriqit dhe Osasunës.

Sulmuesi kosovar do ta kërkojë zhbllokimin pasi po e kalon një periudhë të vështirë në këtë edicion.

(Kosova Sot Online)