Ja kush këshillohet të largohet nga City

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 12:54
Ja kush këshillohet të largohet nga City

Jack Grealish është këshilluar të largohet në mënyrë befasuese nga Manchester City këtë verë.

29-vjeçari nuk ka startuar për Cityn jashta FA Cup, që nga 21 dhjetori i vitit të kaluar, ndaj Aston Villas.

Duke folur pas fitores prej 2-1 ndaj Leyton Orient – ndeshje të cilën e nisi nga fillimi Grealisht – trajneri Pep Guardiola e sfidoi sulmuesin anësor që të rikthehet në 11-shen e parë.

Ai tha: “Jack është një luftëtar. Ai është aty për të luftuar, në stadiume ku njerëzit bërtasin. Ai nuk luajti në ndeshjet e fundit, më shumë sepse Savinho kishte një lidhje të fortë me Erlingun nga ana e majtë e sulmit, por sezoni vazhdon.

“Por ndaj Orient pashë disa shkëndija se ai do të rebelohet, do t’i tregojë trajnerit se sa gabim është. E dua këtë”, shtoi ai.

“Ky është niveli që dua ta shohë nga Jack. Por, ai nuk ka qenë kështu”, tha Guardiola.

Grealish është këshilluar që t’i japë fund periudhës katërvjeçare te City dhe të largohet gjatë merkatos së verës.

Ashtu thot ëish-lojtari i Liverpoolit, Aston Villas dhe Nottingham Forestit, Stan Collymore, i cili beson se Grealish duhet të largohet nga City dhe të kalojë në një ligë tjetër.

Duke folur për “GOAL”, ai tha: “Sezonin e kaluar, vetëm një gol i shënuar për një vit… Nuk besoj që ai mund të kalojë lojtarët kundërshtarë në pozitat 1v1”

“Jack ndoshta do të përfundojë diku në Arabinë Saudite, sepse nuk besoj që një klub i pozitës katër, pesë ose gjashtë do ta merrte atë. Shuma e transferimit dhe paga e tij do të ishin po ashtu një problem i madh”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)