
Mbappe apo Haaland? Kjo është zgjedhja e Thiery Henryt

Erling Haaland e Kylian Mbappe konsiderohen nga shumëkush si pasardhësit e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy “kanibalë” që mund t’i japin jetë një entuziazmi të ri të rivalitetit.
Të martën mbrëma ata u përballën në “Etihad Stadium”, ku norvegjezi bëri më mirë duke i shënuar dy gola karshi një të francezit.
Legjenda franceze, Thierry Henry është pyetur se cili prej tyre është më i mirë për momentin, duke e favorizuar bashkëkombësin e tij.
“Për mua Kylian është më i talentuar dhe ofron zgjidhje të ndryshme, mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit”, deklaroi ish-futbollisti i Juventusit, Arsenalit dhe Barcelonës për “CBS”.
“Dua do të shpjegohem” është një djalosh që e ka provuar të luajë si 9-sh për një vit e gjysmë. E ka provuar ta bëjë këtë në Paris Saint-Germain dhe nuk ka funksionuar shumë mirë. Tash po e bën tek Real Madridi, tek klubi më i madh në Evropë dhe duhet të adaptohet në këtë kontekst. Haaland ndërkohë ka luajtur si 9-sh që nga fillimi i karrierës së tij”, shtoi Henry.
“Ndoshta nuk janë dy më të mirët në botë, por janë atje lartë. Është dikush që thotë Mbappe, dikush e preferon Viniciusin, dikush tjetër Lamine Yamalin. Nuk ka rëndësi, them vetëm se është një gjë e sigurt se kush është më i miri dhe ne e kishim menduar se do të ndodhte kështu”, përfundoi trajneri i ri francez.
Haaland dhe Mbappe do të përballen mes vete përsëri pas një jave në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” janë në avantazh ndaj “Citizens” pas ndeshjes së parë, të cilën e fituan mbrëmë në “Etihad Stadium” me rezultat 3:2.
(Kosova Sot Online)