
Skandal në Angli: Gjyqtari akuzohet për ab*uzim me një minorene

Anglia është tronditur nga një lajm që doli në pah në orët e fundit nga organet kryesore të informacionit.
Një asistent referimi duhet të paraqitet në gjykatë pasi është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.
Bëhet fjalë për Gareth Viccars, 46 vjeç, shkruajnë mediat britanike.
Ai është akuzuar për “akte seksuale depërtuese” me një vajzë të moshës mes 13 e 15 vjet.
Viccars, me profesion agjent në patundshmëri, thuhet se “e ka prekur qëllimisht” viktimën “pa menduar e besuar se do të ishte 16 apo më shumë vjeçe”.
Javën e kaluar, Viccars u paraqit në gjykatën “Willesden Magistrates Court” dhe u mbajt në paraburgim.
Më 7 mars ai do të paraqitet në “Snaresbrook Croën Court”, ku do të paraqitet deklarata e fajësisë.
“Professional Game Match Officials Limited (PGMOL)”, organ përgjegjës i arbitrimit të ndeshjeve të futbollit profesionist anglez, e ka suspenduar gjyqtarin, ndërkohë që ndaj tij po kryhej një hetim policor.
Viccars, i cili ka drejtuar ndeshje të Kupës së Ligës dhe të FA Cup, nuk ka gjykuar në këtë sezon dhe për herë të fundit ishte paraqitur më 3 shkurt 2024.
Një zëdhënës i “PGMOL” tha për “Sky Sports UK”: “Zotëri Viccars u pezullua menjëherë sapo dolën akuzat në dritë. Meqenëse çështja është ende objekt i hetimeve të policisë, ne nuk jemi në gjendje të japim më shumë deklarata e informata”.
(Kosova Sot Online)