
Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, duke e shtuar në tre numrin e ekipeve italiane që u eliminuan nga kjo garë këtë javë, krahas Milanit dhe Atalantas.
“Zonja e Vjetër” pësoi 3:1 pas vazhdimeve për t’u eliminuar, pasi në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore të ngushtë 2:1.
Perisic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53-të, kurse 10 minuta më pas, Weah barazoi shifrat.
Saibari riktheu epërsinë e PSV-së në minutën e 74-të, rezultat që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
E aty, pas një pakujdesia në zonë, Flamingo përfitoi për të shënuar për 3:1 dhe për të siguruar kualifikimin tutje.
(Kosova Sot Online)