
Alonso vendos për të ardhmen e tij në mars

Trajneri spanjoll, Xani Alonso është në pritje të një takimi të ri me Bayer Leverkusen për të përcaktuar të ardhmen e tij në mes të një tjetër sezoni të shkëlqyer.
Koha për një vendim po afron, siç pasqyrohet në agjendat e Xabi Alonsos dhe drejtuesve të klubit.
Sipas gazetës Marca, zgjidhja e dyshimeve për të ardhmen e trajnerit është planifikuar për në mars.
Drejtuesit e gjermanëve janë të kapur pas asaj kontrate njëvjeçare, por ende frikësohen nga besnikëria e Alonsos për ish-klubet e tij.
Real Sociedad, Real Madrid, Bayern Munich dhe Liverpool janë klubet që Alonso mund të kalojë në të ardhmen dhe Leverkuseni synon ta ndalojë një gjë të tillë.
Lufta për trofeun e Bundesligës dhe kalimi në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve ka bindur drejtuesit e klubit gjerman të mbajnë sa më gjatë Alonson.
(Kosova Sot Online)