
Roma merr fitoren e tretë radhazi në Serie A

Roma ka vazhduar me rezultate pozitive në elitën e futbollit italian.
Roma të hënën mbrëma mposhti skuadrën e Monzas me rezultat të thellë, 4:0. Ndeshja Roma – Monza i takoi xhiros së 26-të të Serie A.
Serinë e golave e hapi Alexis Saelemaekers. Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e dhjetë.
Në minutën e 32-të për 2:0 shënoi Eldo Shomurodov.
Me rezultatin 2:0 përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa Roma shënoi edhe dy gola të tjetër në pjesën e dytë.
Angelino në minutën e 73-të shënoi golin për 3:0, derisa Brayan Cristante në minutën e 88-të për 4:0.
Roma me këtë fitore i është afruar zonës që siguron paraqitjen në garat evropiane në edicionin 2025/2026.
Zë vendin e nëntë me 40 pikë, dy pikë më pak se Fiorentina që zë vendin e gjashtë dhe shtatë më pak se Lazio i vendit të pestë.
Monza është në vendin e fundit me 14 pikë.
(Kosova Sot Online)