
Henry: Arsenali mund t’i mposhtë dy ekipet nga Madridi

Arsenali ka një short mjaft të vështirë nëse kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” e Mikel Artetas prodhuan një performancë të jashtëzakonshme ndaj PSV-së, duke fituar 7-1.
Pavarësisht se nuk ka vazhdimësi në Premierligë, Arsenali veçse e ka siguruar vendin në tetë ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve.
Arteta pritet t’i pushojë pjesën më të madhe të yjeve të tij në ndeshjen e kthimit, me trajnerin spanjoll që po i mban gjallë ende shpresat për titull edhe në Premierligë.
Kalimi në çerekfinale nga Arsenali, do të
thotë se Arteta e arrin këtë fazë për herë të dytë rresht, me herën e kaluar që u mposht nga Bayern Munichu.
Dyshja nga La Liga, Real Madrid e Atletico Madrid do të jenë kundërshtarët e mundshëm të Arsenalit në fazën tjetër. Reali e fitoi ndeshjen e parë ndaj rivalit të qytetit me shifrat prej 2-1.
Ish-lojtari i Arsenalit, Thierry Henry dha mendimin e tij rreth përballjes së Arsenalit me një nga gjigantët e Madridit.
“Po, Arsenali mund të luftojë me dy ekipet nga Madrisi, ashtu mendoj unë”, tha ani në “CBS Sports”.
“Nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, atëherë duhesh të mposhtesh ekipe si këto”, përfundoi Henry.
(Kosova Sot Online)