Arsenali dhe Aston Villa kalojnë në çerekfinale

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 08:14
Arsenali dhe Aston Villa kalojnë në çerekfinale

Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” barazuan 2:2 me PSV në shtëpi, por ishte më se e mjaftueshme për kualifikim tutje.

Kjo pasi që në ndeshjen e parë, londinezët triumfuan 1:7.

Në çerekfinale, Arsenali do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Real Madrid, që aktualisht ka shkuar në vazhdime.

Çerekfinalen e ka siguruar edhe Aston Villa që triumfoi 3:0 ndaj Club Brugge.

Në çerekfinale, Aston Villa do të përballet me Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online)