
E ardhmja e Gianluigi Donnarummas një temë e nxehtë

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas në Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet një temë e nxehtë.
Me kontratën që do t’i skadojë në qershor të vitit 2026, portieri italian iu ka dhënë sinjale konkrete drejtuesve të klubit për një vazhdim eventual të kontratës.
Enzo Raiola, menaxher i përfaqësuesit italian, disa herë e ka nënvizuar mungesën e vendimeve vendimtare, ndërsa Interi, Juventusi dhe klubet tjera të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe Bayern Munichun, mbesin në shënjestër.
Këtë e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”, sipas të së cilit Donnarumma, nga ana e tij, e ka shprehur dëshirën për ta vazhduar aventurën e nisur në vitin 2021.
“Jam i lumtur këtu, ndihem i vlerësuar nga klubi. Prioritet imi është vazhdimi i kontratës”, kishte thënë ish-portieri i Milanit pas fitores ndaj Manchester Cityt në muajin janar.
Paraqitjet e tij të fundit, përfshirë atë të jashtëzakonshme të kthimit të së tetës së finales ndaj Liverpoolit, e kanë përforcuar pozicionin e tij, përkundër gabimit të bërë në lojën e parë.
PSG-ja, nënvizoi revista franceze, mbetet paksa më e tërhequr, dëshiron të bëjë gjithçka të programuar.
Por, oferta parisiene, e përcjellë me një numër të klauzolave opsionale, nuk duket se e ka bindur krejtësisht Donnarumman.
Kjo sjellje lë hapësira për një përfshirje të mundshme të klubeve të Premierligës apo edhe të Bayern Munichut, i cili është në kërkim të pasardhësit të 38 vjeçarit, Manuel Neuer.
(Kosova Sot Online)