Fenerbahçe e Mourinhos e pafat në penallti

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 09:08
Fenerbahçe e Mourinhos e pafat në penallti

Fenerbahçe e Jose Mourinhos e bëri sonte një rikthim sensacional në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Evropës.

Skuadra nga Stambolli ishte mposhtur 1:3 në shtëpi javën e kaluar nga Rangers i Nedim bajramit, ndërsa sonte bëri lojë të madhe duke fituar 2:0 në Skoci, për ta çuar lojën në vazhdime dhe në penallti

Dy golat e Szymanskit ia mundësuan fitoren ekipit mysafir, i cili e ëndërroi përkohësisht një kualifikim dramatik.

Por, në gjuajtjet nga penalltitë, vendësit u treguan më të suksesshëm duke fituar 3:2 për ta kompletuar fazën çerekfinale të kësaj gare.

Përkundër eliminimit, ekipi turk del nga Liga e Evropës me kokën lartë.

(Kosova Sot Online)