
Pas largimit nga grumbullimi me Brazilin, Neymar lëshon deklaratë

Ylli brazilian Neymar ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet ende në kombëtaren e Brazilit për shkak të dëmtimit, duke e quajtur këtë vendim një pjesë të procesit të rikuperimit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Neymar shprehu zhgënjimin e tij për mosrikthimin e menjëhershëm, por theksoi se ishte një vendim i përbashkët për të shmangur rrezikun e ndonjë dëmtimi tjetër.
“Rikthimi dukej aq pranë, por për fat të keq, nuk do të mund të vesh fanellën më të rëndë në botë në këtë moment!”, shkroi Neymar.
Ai gjithashtu falënderoi ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe premtoi se do të punojë për t’u rikthyer plotësisht i gatshëm.
“Ne patëm biseda të gjata dhe të gjithë e dinë dëshirën time të madhe për t’u rikthyer, por arritëm në një konsensus që të mos rrezikojmë, në mënyrë që të përgatitem më mirë dhe të jem plotësisht i lirë nga dëmtimet!”.
Dëmtimi i Neymarit ka qenë një goditje e rëndë për Brazilin, por ylli i Santos mbetet i fokusuar në rikuperim, duke e quajtur këtë periudhë “pjesë të procesit”.
Lojtari 32-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë një ndeshjeje kundër Uruguait në tetor të vitit të kaluar dhe po punon për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt.
Pavarësisht mungesës së tij, Brazili do të vazhdojë rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, ndërsa tifozët e Neymarit do të duhet të presin edhe pak për ta parë atë sërish me fanellën e Seleçaos.
(Kosova Sot Online)