Rekomandohet shtyerja e ndeshjes Fiorentina – Juventus

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 13:30
Rekomandohet shtyerja e ndeshjes Fiorentina – Juventus

Alessandro Draghi, zëvendëspresident i Këshillit të Qytetit të Firencës i ka dërguar një letër kryetarit të këtij qyteti, me një kërkesë për ta shtyrë ndeshjen Fiorentina – Juventus – e cila luhet të dielen – shkaku i gjendjes së motit në atë regjion.

Parashihet që Fiorentina t’i bëjë konak Juventusit në “Stadio Artemio Franchi” të dielën me fillim nga ora 17:00, një përballje e zjarrtë për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, qyteti i Firencës është në zonën e kuqe pas shiut të madh të rënë javën e fundit në këtë zonë, që do të thotë se ka mundësi që kjo ndeshje të shtyhet.

“Shkaku i motit, kryetari Funaro duhet ta konsiderojë shtyerjen e ndeshjes Fiorentina – Juventus”, shkroi Draghi, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Juventusi është i katërti në renditjen e Serie A, por vetëm një pikë e ndanë nga Lazio, që është i pesti.

Fiorentina është e teta me 45 pikë, shtatë më pak se një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)