
Real Madrid refuzon të negociojë me Cityn

Real Madrid nuk ka ndërmend që të shesë mesfushorin Eduardo Camavinga.
Thuhet se Manchester City ishte i gatshëm ta blinte Camavingan por klubi spanjoll nuk ka ndërmend që të bëjë negociata.
Pritet që City të këmbëngulë për mesfushorin francez por dhe ‘Galaktikët’ nuk po ndryshojnë qëndrim.
Ata besojnë se Camavinga është shumë i vlefshëm për ekipin.
(Kosova Sot Online)