Broja rikthehet në fushë

  • A.P /
  • 17 March 2025 - 12:01
Broja rikthehet në fushë

Armando Broja është rikthyer sërish në fushë pas një mungese prej dy muajsh për shkak të dëmtimit.

Ai u hodh në fushë nga trajneri i Evertonit, David Mojes, në minutën e 79-të, ndërsa ndeshja ishte 0-1 në avantazh të Uest Ham.

Pas futjes në fushë të Brojës skuadra e rriti ritmin duke arritur të barazojë shifrat në 1-1.

Një ndeshje pozitive kjo e Brojës sot, duke patur parasysh se ai është grumbulluar edhe nga trajneri brazilian Silvinjo për ndeshjet e muajit mars që Shqipëria do të luajë në kuadër të eliminiatoreve për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


(Kosova Sot Online)