
Roma i jep goditjen e rëndë Interit

Dështimi është bërë një shoqërues i ngushtë për Interin e Simone Inzaghit. Pas humbjeve të dhimbshme në kampionat ndaj Bologna-s dhe në Kupën e Italisë ndaj Milanit, zikaltrit humbin sërish, këtë herë në një ndeshje dramatike ndaj Romës në javën e 34-t të Serie A.
Inter - Roma 0-1
Skuadra e inzaghit u mund 1-0 në ‘San Siro’ dhe ky është një rezultat që mund të ketë pasoja shumë të mëdha, duke i dhënë mundësi Napolit të bëjë një hap të rëndësishëm drejt titullit.
Në një ndeshje të tensionuar, Roma shfrytëzoi çdo mundësi për të kapur Interin në shpejtësi dhe për të goditur pikërisht në momentet kyçe. Pjesa e parë filloi me një goditje të fuqishme nga Soulé, i cili shënoi në minutën e 22-të për të hapur llogaritë. Më pas, dy mundësi të shkëlqyera nga Cristante dhe Shomurodov, që shpërdoruan shansin për të dyfishuar epërsinë dhe për të mbyllur ndeshjen që po merrte forma të padurueshme për Interin.
Megjithatë, Interi kishte një reagim të fuqishëm në pjesën e dytë. Me gjithë presionin, dhe një ofensivë të pandalshme, skuadra e Inzaghit u mundua të shënonte, por takoi një mur të fortë me mbrojtjen e Romës, që qëndroi e palëkundur.
Verdhekuqtë patëm mundësi të tjera të shkëlqyera të shënonin në kundërsulm. Pellegrini, Pisilli dhe Dovbyk, të tre ata mund të kishin shënuar golin e sigurisë, por e humbën mundësinë, duke mbajtur tensionin të lartë deri në minutat e fundit.
Në fund, vendësit kërkuan një penallti për një tërheqje ndaj Bisseck në zonë, por kërkesa e tyre u refuzua. Me këtë fitore, Roma e Ranierit ngjitet në 60 pikë dhe qëndron fort në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
(Kosova Sot Online)