Adoleshenti e shpëton beben e cila ra nga dritarja e banesës në Stamboll
Pamje dramatike janë publikuar në media të momentit kur një vajzë dy vjeçare shpëtohet nga një adoleshent në Stamboll, pasi që ishte duke rënë nga dritarja e katit të dytë të banesës.
Bebja siriane, Doha Muhammed, u prit nga një 17 vjeçar, imigrant nga Algjeria, Feuzi Zabaat, i cili e vërejti se bebja ishte duke rënë nga dritarja e shtëpisë në një lagje të Stambollit, raporton Euronews.
Zabaat, i cili punon në një lokal të asaj rruge, u pozicionua poshtë dritares së katit të dytë të banesës dhe e kapi beben e cila për pak sa nuk ra në tokë. Muhammed i shpëtoi aksidentit pa asnjë lëndim.
Shpëtimtari i saj tha se ai e bëri atë që duhej ta bënte në mënyrë që ta shpëtonte vajzën.
“E kapa belin e vajzës para se ajo ta godasë tokën” tha ai. “Bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë e Zotit.
(Kosova Sot Online)