Dhia “kriminele”, shkatërron dokumentet e polices dhe e godet me brirë

  • E. /
  • 08 September 2020 - 10:46
Dhia “kriminele”, shkatërron dokumentet e polices dhe e godet me brirë

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një oficereje policie ndërsa ishte duke kryer detyrën e saj në shtetin e Georgia në SHBA.

E ndërsa dorëzoi disa dokumente zyrtare në një banesë, efektivja u kthye në makinë dhe pa se brenda saj kishte hyrë një dhi që “po hante” pjesën tjetër të dokumenteve që kishin mbetur aty.

Oficerja u mundua që ta nxirrte kafshën nga makina dhe ndërsa ajo doli e goditi me kokë duke e hedhur në tokë, shkruan A2News.

Departamenti i Sherifit në Douglas County raporton se efektivja nuk ka mbetur e lënduar në këtë ngjarje e çuditshme, e cila u filmua e gjitha nga kamera e saj e trupit.

(Kosova Sot Online)