Lexoni edhe:
Autostrada nga Shkupi në Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë
Një kadete e re e forcave ajrore italiane ka paditur tetë rreshterët e saj për plagosje gjatë ritualit të pranimit ku u përplas me kokë ndaj krahut të aeroplanit, u godit me thupra në kurriz dhe u hodh në pishinë me rroba.
21 vjeçarja Giulia Schiff, ishte përjashtuar nga forcat ajrore pasi u ankua për kët abuzime, poshefat e saj ushtarakë argumentuan se arsyeja e shkarkimit ishte ‘mungesa e aftësive ushtarake’.
Autostrada nga Shkupi në Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmëLexoni edhe:
Tashmë rreth tre vjet pas incidentit, tetë reshterët e divizionit të 70-të forcave ajrore duhet të paraqiten në gjyq më 11 dhjetor.
Rituali i rëndë tradicional i pranimit ishte kryer në prill të 2018 dhe pamjet e të ashtuquqajturit ‘pagëzimi i pilotëve’ shkaktuan emërim të gjerë që prej daljes së parë në internet.
Ministrja e atëhershme itlaiane e mbrojtjes, Elisabetta Trenta u zotua në 2019 se ‘cilido që duhet të paguajë për këtë, do ta paguajë’.
E përditshmja, Corriere della Sera, shkruan se Giulia ishte regjistruar si kadete tre muaj më herët duke u zgjedhur mes rreth 2000 aplikantëve.
Në pamje ajo shihet që ngrihet peshë nga ushtarët e tjerë, të cilët më pas i përplasin kokën “me shaka” në krahun e një avioni, para se ta lëshojnë në një pishinë.
Akademia ushtarake thotë se lëshimi në pishinë është një traditë e vjetër që kryhet në fund të kursit të trajnimit. Schiff thotë se u kthye në një person të përçmuar pas ankesës për ritualin, para se të përjashtohej në vitin 2018 me akuza mungese disipline.
Një prej gjeneralëve tha se asaj ‘i mungon disiplina, bindja … dhe sakrifica që është e nevojshme për një karrierë ushtarake,’ shkruajnë mediat italiane.
Por pas apelimit, vitin e kaluar asaj i është dhënë tjetër mundësi për stërvitje nga Këshilli Italian i Shtetit.
Në fillim të këtij muaji prokurori ushtarak urdhëroi paraqitjen në gjyq të tetë rreshterëve me akuza ‘krim plagosjeje personale’.
(Kosova Sot Online)