Fermeri kap riqebullin nga qafa, e kritikon për pulat që i hëngri në kotec
Një fermer kanadez ka regjistruar veten e tij teksa mbante një riqebull të egër nga lëkura e qafës, teksa e kritikonte për masakrën që sapo kishte kryer në kotecin e pulave.
Chris Paulson, nga rajoni i British Columbia, tha se e kishte ndërprerë macen e egër te njohur si ‘links kanadez’, teksa i vriste pulat dhe ishte përpjekur ta trembte që të largohej.
(Kosova Sot Online)