![Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/02/200x200_asd-600x3601719912969.png)
Pamje: I riu ua vë flakën flokëve të një gruaje në autobus
![Pamje: I riu ua vë flakën flokëve të një gruaje në autobus](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/04/auto_autobusi-567x3601622805573.png)
Një video shokuese është publikuar nga policia amerikane, ku një adoleshent disa herë ndez shkrepësen për t’ia djegur flokët një gruaje brenda një autobusi.
Adoleshenti i veshur me rroba të kuqe shihet duke iu afruar nga prapa zonjës, e cila duket se nuk kishte ide se çfarë po ndodhte prapa shpinës së saj.
Në pamjet e publikuara nga policia e San Franciscos shihet se si adoleshenti mban shkrepësen afër kokës së gruas për disa sekonda, ndërsa më pas e largon pak për të parë nëse është duke punuar si duhet.
Policia tha se flokët e gruas janë kapluar nga zjarri më pas dhe ajo u ndihmua nga pasagjerët tjerë për ta shuar zjarrin, ndërsa adoleshenti që shihet me shkrepëse në dorë dhe dy shokët e tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Nuk është e qartë se çfarë lëndimesh ka pësuar gruaja, sepse edhe ajo u largua nga autobusi para se të arrinte policia. Besohet se ajo është me prejardhje nga Filipinet dhe është në të pesëdhjetat ose gjashtëdhjetat.
https://www.facebook.com/watch/?v=173637154612034
(Kosova Sot Online)