Gazetarit për pak sa nuk i bie reflektori mbi kokë, reagon me kohë duke e kapur me dorë

  • G.g /
  • 14 July 2021 - 14:53
Gazetarit për pak sa nuk i bie reflektori mbi kokë, reagon me kohë duke e kapur me dorë

Një gazetar i BBC-së ka reaguar me kohë pasi vërejti duke rënë reflektori, të cilin e kapi me kohë – përndryshe do të përfundonte mbi kokën e tij derisa po raportonte live.

Pamjet e gazetarit James Shaw duke kapur reflektorin dhe duke e shtyrë pas në pozitën që ishte më parë, e ka parë edhe gazetarja e po të njëjtit medium Sophie Raworth që ishte në studio.

Atij i del në ndihmë edhe një anëtar i ekipit, që reagon duke e larguar plotësisht reflektorin nga frika se mund të përfundojë sërish mbi të.

Gjithçka ndodhi derisa po diskutohej në Glasgow pas zbutjes së masave anti-COVID në Skoci. E ky moment nuk i shpëtoi edhe shikuesve të shumtë që e shikuan në televizor. 

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2016/06/12/1266185353736338574/640x360_1266185353736338574.mp4

(Kosova Sot Online)