'Ederlezi' vjen në versionin e Adelina Ismailit
“Ederlezi” është një nga këngët më të njohura, e cila e mori emrin e saj nga Ederlezi, që është një festival pranveror, duke festuar rikthimin e pranverës sidomos nga romët në Ballkan, dhe kudo tjetër në botë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Artistja e njohur Adelina Ismaili ka shkëlqyer me intrepetimin e këngës "Ederlezi" në emisionin e saj "Show i së premtes" me Adelina Ismailin.
Me këtë rast Adelina ka theksuar se "Kosova e shekullit XXI duhet t’i thotë: JO radikalizmit, JO homofobisë, JO dallimeve e persekutimeve politike, JO racizmit, JO dhunës, JO gjuhës së urrejtjes. PO punës për atdhe, PO dashurisë, PO dallimeve mes nesh, PO atyre që kanë ngjyrën e njejtë të gjakut si ne, PO respektit për nënë motër e grua, PO fjalës e këngës së bukur… *EDERLEZI*".
(Kosova Sot Online)