Lexoni edhe:
'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza sot jehon në të gjitha trevat shqipfolëse
Qepët e pranverës dhe kafeja definitivisht nuk tingëllojnë të krijuara për njëra-tjetrën, por latte-të e mbushura me qepë të njoma janë bërë të bujshme në Kinë këto ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një kërkim i thjeshtë për hashtagun #springonionlatter në TikTok ose Instragram do të nxjerrë dhjetëra foto dhe video me filxhanë kafeje me qumësht të mbuluar me qepë.
'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza sot jehon në të gjitha trevat shqipfolëseLexoni edhe:
Ata u bënë virale për herë të parë muajin e kaluar, kur publikime të shumta aziatike shkruan për pijen e pazakontë, duke e quajtur atë një nga kombinimet më befasuese të provuara ndonjëherë.
Me sa duket, për të bërë një kafe me qumësht të mirë me qepë jeshile, fillimisht duhet të grish disa qepë të njoma në filxhan, më pas të shtosh akull, qumësht dhe kafe dhe në fund ta mbushni me shumë qepë të njoma të grira, pse jo?
Reagimet ndaj kafes me qepë të njoma kanë qenë të përziera, gjë që është e pritshme, duke marrë parasysh kombinimin e çuditshëm. Disa njerëz thanë se nuk e kishin menduar kurrë se një ditë do t'u duhej të kërkonin kafe pa qepë, ndërsa të tjerë u shprehën të intriguar nga kafeja unike, por të shqetësuar për erën e keqe të gojës.
(Kosova Sot Online)