Tufa e drerëve adopton gomarin që u zhduk 5 vite më parë

  • E.K /
  • 22 June 2024 - 16:21
Tufa e drerëve adopton gomarin që u zhduk 5 vite më parë

Dy krijesa krejtësisht të ndryshme, por kanë zgjedhur të bashkëjetojë dhe të jenë familja e njëri-tjetrit.

Kjo është historia e një gomari që u arratis pesë vjet më parë në Kaliforni dhe është gjetur “duke jetuar jetën e tij më të mirë” me një tufë drerësh të egër.

Një alpinist pa gomarin “Diesel” dhe postoi videon në rrjetet sociale. Pronarët Terrie dhe Dave janë të bindur se kafsha në pamje është gomari i tyre i humbur. Ai duket pjesë e pandarë e tufës, i ndryshëm në fizik por sillet si ata.

Ata thanë se ndjehen të lehtësuar që tani ai është i sigurt dhe kanë vendosur ta lënë të vrapojë i lirë me familjen e tij të sapogjetur.

“Ai është i lumtur. Ai është i shëndetshëm dhe për ne ishte thjesht një lehtësim”, tha Terrie. Megjithatë ish-familja e gomarit ka një peng, ata nuk e dinë çfarë e bëri kafshën të ikte prej tyre dhe të zhdukej në pyll për 5 vite.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

(Kosova Sot Online)