Publikohet momenti kur peshkaqeni i gjatë shokon peshkatarin

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 14:26
Publikohet momenti kur peshkaqeni i gjatë shokon peshkatarin

Një peshkatar përjetoi një moment të tmerrshëm kur vuri re një peshkaqen të madh 10 metra duke notuar në një port britanik, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Peshkatari veteran Jimmy Price nuk mund t’u besonte syve kur peshkaqenin të dalë mbi ujë në Anglesey, Uells.

 

59-vjeçari nxitoi të nxjerrë telefonin e tij për të filmuar krijesën e madhe të detit.

Jimmy dëgjohet duke thënë: ‘Peshku i madh’, pasi ai e njohu atë si një peshkaqen të padëmshëm që mund të rritet deri në 28 metra gjatësi.

Peshkaqeni përfundimisht u largua nga porti dhe notoi përsëri në oqeanin e hapur, por Jimmy e la në gjendje shoku.

“Isha shumë i tronditur – nuk prisja të shihja një peshkaqen që lundronte rreth portit në atë kohë të ditës!”.

Jimmy, nga Abergele, Uellsi i Veriut, është një peshkatar veteran deti dhe ishte në vend për një garë peshkimi atë ditë.

(Kosova Sot Online)