Një grumbull lopësh shkaktojnë rrëmujë në një rrugë

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 17:10
Një grumbull lopësh shkaktojnë rrëmujë në një rrugë

Disa pamje interesante thuhet se tregojnë momentin kur një tufë prej 45 lopësh “shpërtheu dhe u tërbua” nëpër rrugët e një zone të qetë banimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave të huaja, lopët janë parë në Ripon, North Yorkshire, Angli.

Banori lokal Leon Box, 16 vjeç, mund të shihet duke u larguar nga tufa teksa ata po vrapojnë në rrugë.

 

Box kishte dalë jashtë pasi kishte dëgjuar se lopët ishin të lira, por mbeti i shtangur kur i pa që po drejtoheshin drejt tij.

Siç thuhet më tej, ato bënë rrëmujë dhe u deshën disa orë që të gjitha lopët të grumbulloheshin, me ndihmën e policisë së North Yorkshire.

(Kosova Sot Online)