Pamjet e parashutistit tregojnë si duken retë nga brenda
Një parashutist ka regjistruar veten duke rënë mes disa reve të çuditshme në qiellin e Spanjës dhe njerëzit janë mahnitur me pamjet impresionuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Eric Finat Trepat u hodh nga avioni në lartësinë 4,500 metra mbi qytetin e Girona, në skajin lindor të Spanjës dhe regjistroi gjithçka me kameran e tij.
Eric tha për rrjetin Storyful se ishte hedhja e parë e tij e ditës dhe rezultoi sipas tij “më impresionuese”.
Në video, Eric shihet që bie me shpejtësi mes reve të bardha, teksa shikuesit mund të dallojnë shkumën e tyre apo pjesëzat e ujit, si dhe zbrazëtinë e ajrit me poshtë.
Parashutisti kalon mes reve, brendësia e të cilave është e errët, derisa më në fund zbret për të parë tokën.
Eric thotë se gjatë zbritjes së tij kaloi mes tre klimave, atë të ajrit të pastër e të nxehtë, atë të ftohtë e të lagësht dhe ajrit thjesht të mbushur me re.
(Kosova Sot Online)