Ndodh edhe kjo: Qielli ndahet në dritë dhe errësirë

  • A.P /
  • 18 October 2024 - 17:20
Ndodh edhe kjo: Qielli ndahet në dritë dhe errësirë

Ky është momenti kur qielli “ndahet” në dy pjesë – atë me diell dhe një pjesë sikur duket se është vranët, duke habitur shumë kalimtar rasti që panë këtë fenomen në qytetin filipinas Mandaue, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pamjet e horizontit të ndarë në “natë dhe ditë”, befasoi banorët e Filipineve.

Një pjesë dukej e ndriçuar nga dielli derisa tjetra më e errët dhe me vranësira.

 

Fenomeni i rrallë besohet të jetë një perëndim i diellit – një spektakël që ndodh kur drita shpërndahet ndërsa dielli kalon horizontin.

Vëzhguesi Leylan Romarate tha se e regjistroi skenën pa përdorur një filtër – një pretendim i mbështetur nga Meta që tregon skedarin origjinal, vendndodhjen dhe pajisjen.

Ai mund të dëgjohet duke thënë në video: ‘Ka një linjë pikërisht atje. Është ditë dhe mbrëmje”.

(Kosova Sot Online)