Pse u rrah Gazmend Muhaxheri me 'sabah'?

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 10:52
Pse u rrah Gazmend Muhaxheri me 'sabah'?

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, pamje nga momenti i sulmit ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ganiqi ka thënë se në fillim ishte informuar se Muhaxheri e kishte kryer sulmin, por se në video shihet ndryshe.

 

Në pamje shihen disa persona duke u grushtuar, e një moment edhe kur Muhaxheri rrëzohet në tokë.

“Kryetari nuk duhet sulmuar e as këto pamjet e shëmtuara nuk duhet rikthehen në Pejë. Mospajtimet zgjidhen me debate ndërsa në ketë rast mund të zgjidhen edhe me votë. P.s Video është publikuar ashtu siç është dërguar, në fillim jam informuar që kryetari e ka bërë sulmin por në video shihet ndryshe”, ka shkruar Ganiqi.

(Kosova Sot Online)