Publikohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Ushtria izraelite ka vazhduar me bombardime të fuqishme në pjesët jugore të Bejrutit, por edhe të tjera të Libanit, ndërsa fotot tregojnë shkallën e shkatërrimit, por edhe momentin kur predha godet ndërtesën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi një “sulm të rëndë” të kryer me dy raketa nga një “aeroplan armik” në lagjen Bourj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit.
لحظة تنفيذ #الجيش الإسرائيلي للغارة على #الطيونة منذ قليل pic.twitter.com/hmoSO7WMFC
— Lebanon Debate (@lebanondebate) November 15, 2024
Ushtria izraelite thotë se ka identifikuar disa ndërtesa në periferi të Ghobeiry dhe Bourj al-Barajneh që ushtria planifikon t’i shënjestrojë sepse pretendon që janë atje objektivat e Hezbollahut.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet të evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe ato pranë tyre dhe të qëndroni larg tyre në një distancë prej jo më pak se 500 metra”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një postim në X.
Gazetarja e Al Jazeera-s në Bejrut, Zeina Khodr tha se që nga orët e para të mëngjesit, ushtria izraelite ka lëshuar dy urdhra evakuimi të detyruar për ata që mbeten në këto lagje kryesisht të shkreta dhe të zbrazëta.
Ajo shpjegoi se ndonjëherë urdhrat e evakuimit shkruhen në mediat sociale, duke u dhënë njerëzve vetëm disa minuta për të paketuar gjithçka që munden dhe për të lënë shtëpitë e tyre.
Ndryshe, Izraeli pas ofensivës në Rripin e Gazës, ka nisur tash e sa kohë edhe bombardimin e Libanit dhe Sirisë.
(Kosova Sot Online)